RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, spiunuan për situatën në veri

aktakuze-per-spiunazh-ndaj-pilotit-kroat-dhe-partneres-se-tij-serbe,-spiunuan-per-situaten-ne-veri

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj shtetasit kroat J.I., ish-pilot ushtarak në Forcat Ajrore të Kroacisë, dhe shtetases serbe nga Kosova, A.M., e cila prej vitesh ishte në lidhje me të. Të dy ishin arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimin për spiunazh, raportoi “Index”.

Sipas Prokurorisë kroate, J.I., gjatë kohës sa shërbente në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, në mënyrë të përsëritur i kishte dorëzuar partneres së tij informacione të klasifikuara, të cilat i kishte marrë ose në të cilat kishte pasur qasje për shkak të detyrës së tij.

Në aktakuzë thuhet se ai ishte në dijeni se partnerja e tij po i mblidhte këto të dhëna për llogari të një shteti të huaj. A.M., ndërkaq, dyshohet se informacionet e siguruara më pas ua kishte përcjellë disa adresave jashtë Kroacisë.

Rasti lidhet edhe me dyshimet për spiunazh që kanë të bëjnë me situatën e sigurisë në Kosovë. Piloti kroat dyshohet se gjatë shërbimit në KFOR i kishte dhënë partneres së tij informacione lidhur me lëvizjet e trupave të KFOR-it. Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ajo më pas ua kishte përcjellë këto informacione përfaqësuesve të Listës Serbe.

Gjithashtu, piloti dyshohet se i kishte zbuluar partneres informacione të rëndësishme lidhur me lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, duke nisur nga fundi i vitit 2022, si dhe të dhëna për lëvizjet e trupave të KFOR-it dhe zhvillimet e përgjithshme në veri të vendit.

Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar Gjykatës së Qarkut vazhdimin e masave paraprake ndaj të akuzuarës A.M., duke e arsyetuar kërkesën me ekzistimin e rrezikut të arratisjes.

Related posts

Ushtria amerikane, ikje plotësisht nga Iraku

Irfan Jahiu

Rama kritikon Sunak: E mjerueshme të shpikësh një dramë për përfitime politike

Muhamet Ramadani

Kurti: Krahasuar me tri vjet më parë punësimi në Kosovë është rritur për 20 për qind

Muhamet Ramadani