Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka mbrojtur sulmin e fundit izraelit ndaj një baze ajrore në Siri dhe ka përsëritur paralajmërimet ndaj asaj që Izraeli e cilëson si përpjekje të Turqisë për të krijuar prani ushtarake në këtë vend.
Në një postim në rrjetin X, Katz kritikoi zyrtarët e opozitës dhe komentatorët izraelitë që kanë vënë në pikëpyetje domosdoshmërinë e sulmit. Ai tha se ushtria e kishte rekomanduar sulmin bazuar në atë që e përshkroi si “informacion të qartë të inteligjencës”.
Katz mbrojti gjithashtu paralajmërimet publike të bëra prej tij dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Ai tha se Izraeli nuk do të lejojë që Turqia “të vendoset në Siri dhe të rrezikojë sigurinë e Izraelit”.
Ankaraja ka hedhur poshtë pretendimet izraelite se planifikonte të krijonte prani ushtarake në bazën ajrore Abu al-Duhur në Siri dhe ka dënuar sulmet izraelite ndaj territorit sirian. /mesazhi

