RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një grua humb jetën nga të shtënat në Malishevë, policia: Çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit

nje-grua-humb-jeten-nga-te-shtenat-ne-malisheve,-policia:-cifti-u-gjet-i-plagosur-ne-dhomen-e-gjumit

Një grua ka humbur jetën dhe bashkëshorti i saj është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të dielën, më 23 gusht rreth orës 23:20, kur Policia është njoftuar për një plagosje me armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona, një çift bashkëshortor të plagosur nga arma e zjarrit.

Të shtëna me armë në Malishevë, dyshohet për viktima

Të dyshuarve u është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Rreth orës 01:10, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se viktima femër, e moshës madhore ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Telegrafi ndërkaq mëson se viktima është rreth moshës 25 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”

Related posts

SHBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës

admin

SHBA-ja ndalon abortin

admin

Detaje të reja për sulmin terrorist në Stamboll, Ahlam Albashir kishte planifikuar arratisje në Greqi

admin