RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Omanit do të vizitojë Teheranin për bisedime mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale

ministri-i-jashtem-i-omanit-do-te-vizitoje-teheranin-per-bisedime-mbi-ceshtjet-dypaleshe-dhe-rajonale

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, do të udhëtojë në Teheran të martën për bisedime me zyrtarët iranianë, tha Ministria e Jashtme e Iranit përmes Agjencisë së Lajmeve IRNA, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, tha se Albusaidi do të takohet me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Vizita është pjesë e konsultimeve të vazhdueshme politike midis dy vendeve, ndërkohë të dy vendet janë shtete bregdetare të Ngushticës së Hormuzit.

“Ky udhëtim është në përputhje me forcimin e bashkëpunimit dypalësh Iran-Oman dhe vazhdimin e konsultimeve të qëndrueshme politike midis dy palëve si shtete bregdetare të Ngushticës së Hormuzit, për të ndihmuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Baghaei.

Related posts

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e Veriut: Jam i bindur që po vijnë ditët e mira

Muhamet Ramadani

Ibrahim Kalın në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë

admin

DnV: Rritet interesimi i qytetarëve për të votuar, procesi në përgjithësi i qetë

admin