RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i mbrojtjes: Nuk largohemi nga mali Hermon dhe zona tampon në Siri

ministri-izraelit-i-mbrojtjes:-nuk-largohemi-nga-mali-hermon-dhe-zona-tampon-ne-siri

Izraeli nuk do të tërhiqet nga mali Hermon apo nga zona tampon brenda territorit sirian për sa kohë që atje ka “kërcënime” ndaj Izraelit, tha të martën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, transmeton Anadolu.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në zonën tampon, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

“Ne nuk do të largohemi nga mali Hermon apo zona e sigurisë për sa kohë që ka kërcënime xhihadiste ndaj shtetit të Izraelit”, ka thënë Katz, sipas deklaratës.

Duke iu drejtuar presidentit sirian Ahmad al-Sharaa, ai shtoi: “Mesazhi për presidentin e Sirisë është i qartë – kur zgjohesh në mëngjes në pallatin në Damask, ngre kokën drejt malit Hermon dhe sheh IDF-në (ushtrinë izraelite), e di se ne jemi këtu për të mbrojtur komunitetet tona dhe kufirin tonë”.

Autoritetet siriane nuk kanë reaguar menjëherë ndaj deklaratave të Katzit.

Ushtria izraelite mori kontrollin e zonës tampon në fund të vitit të kaluar – një veprim që Damasku e cilësoi si shkelje të Marrëveshjes së Shkëputjes së Forcave të vitit 1974 mes dy vendeve.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit që nga viti 1967.

Pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024, Izraeli e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e Shkëputjes së Forcave, duke marrë kontrollin e zonës tampon dhe të pozicioneve të tjera, përfshirë anën siriane të malit Hermon.

Related posts

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA

admin

Konjufca nis takimet në Turqi, në kuadër të “Antalya Diplomacy Forum”

Kushtrim Guraj

Fotografia e parë e tre policëve pas lirimit

admin