RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e Abdixhiku takohet sot për çështjen e presidentit

kurti-e-abdixhiku-takohet-sot-per-ceshtjen-e-presidentit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, pritet të takohet sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Takimi siç ka mësuar Tëvë1, pritet të mbahet nga ora 18:00.

Nga LVV dhe LDK kanë thënë se i kanë propozimet për president.

Ndërsa, në takimin e fundit të zhvilluar nga Kurti dhe Abdixhiku më 18 gusht, u tha se pas diskutimeve të brendshme në takimin e radhës do të propozohen emrat konkret për presidentin konsensual.

Related posts

Iu bë atentat me armë zjarri, zëvendëskryeministri i Sllovakisë: Për momentin jeta e kryeministrit Fico nuk është në rrezik

admin

Trump: Ka “shanse të mira” për marrëveshje me Iranin të hënën

Irfan Jahiu

Jashari: E turpshme që disa politikanë i krahasojnë veprimet e Qeverisë në veri me ato të Millosheviqit

admin