RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

UKMTO: Një tanker goditet nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit

ukmto:-nje-tanker-goditet-nga-nje-predhe-e-panjohur-ne-ngushticen-e-hormuzit

Një tanker u godit nga një predhë e panjohur në Ngushticën e Hormuzit, duke shkaktuar një zjarr i cili ndërkohë është shuar, njoftoi të enjten qendra britanike e Operacioneve të Tregtisë Detare (UKMTO), transmeton Anadolu.

“Të gjithë anëtarët e ekuipazhit raportohet se janë të sigurt, ndërsa nuk është raportuar asnjë ndikim mjedisor”, tha UKMTO-ja në një njoftim.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit.

UKMTO-ja u bëri thirrje anijeve që operojnë në këtë zonë të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Related posts

Çeku: Brenda ditës pritet të caktohet vlera e subvencionimit për tekstet shkollore

RTI

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Blerësi refuzon ngarkesën e anijes së parë të grurit të nisur nga Ukraina

admin