RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blerësi refuzon ngarkesën e anijes së parë të grurit të nisur nga Ukraina

bleresi-refuzon-ngarkesen-e-anijes-se-pare-te-grurit-te-nisur-nga-ukraina

Një blerës në Liban ka refuzuar ngarkesën e anijes së parë të drithit që u nis nga Ukraina prej kur ka filluar lufta e Rusisë në këtë vend, shkroi të martën CNN-i.

Shkak i këtij refuzimi është bërë vonesa e dorëzimit të kësaj ngarkese, ka njoftuar Ambasada e Ukrainës në këtë vend të Lindjes së Mesme.

M/V Razoni u nis nga porti i Detit të Zi të Odesas më 1 gusht, duke transportuar më shumë se 26,000 tonë metrikë misër sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që synon të lehtësojë krizën globale të ushqimit të shkaktuar nga pushtimi rus.

“Sipas informacionit të dhënë nga dërguesi i grurit ukrainas në bordin e Razonit, blerësi në Liban refuzoi të pranonte ngarkesën për shkak të vonesave në kushtet e dorëzimit. Kështu që dërguesi tani po kërkon një marrës tjetër për ta shkarkuar ngarkesën e tij qoftë në Liban/Tripoli ose në ndonjë vend/port tjetër”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Zyrtarët ukrainas thonë se synojnë të rrisin dërgesat e grurit në tre deri në pesë anije në ditë brenda dy javëve të ardhshme.

Dërgesat vazhduan të hënën, me dy anije që transportonin 60,000 tonë metrikë produkte bujqësore në tregjet ndërkombëtare që niseshin nga portet në Ukrainën jugore.

Related posts

Putin nënshkruan ligjin i cili ndalon ndryshimin e gjinisë

admin

Qindra studentë përleshen me policinë kundër ligjeve të reja dhe korrupsionit në Kili

admin

Ukraina: Kemi kthyer platformat e naftës dhe gazit pranë Krimesë

rezart morina