RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria sudaneze thotë se rrëzoi një dron pranë kufirit me Etiopinë

ushtria-sudaneze-thote-se-rrezoi-nje-dron-prane-kufirit-me-etiopine

Ushtria sudaneze njoftoi se kishte rrëzuar një “dron strategjik armik” që kishte hyrë në vend nga drejtimi i Etiopisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Komanda e Përgjithshme e ushtrisë tha se mjeti ajror pa pilot u rrëzua në mëngjes në veri të Sarkamit, në shtetin sudanez të Nilit Blu, pasi kishte kaluar kufirin.

Ushtria e përshkroi dronin si një mjet ajror pa pilot “strategjik”, por nuk dha detaje të tjera.

Shteti i Nilit Blu, i cili kufizohet me Etiopinë, ka mbetur me rëndësi strategjike mes konfliktit të vazhdueshëm mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Sudani është përfshirë në një luftë mes ushtrisë dhe RSF-së që nga prilli i vitit 2023, e cila, sipas vlerësimeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare, ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe ka zhvendosur rreth 13 milionë persona.

Related posts

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt, reagon Rama: Tani pres që të kthehet në detyrë

RTI

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

admin

A mund të lidhet heqja e masave me Asociacionin, deputeti i VV-së: Nga BE mund të presim çdo gjë

admin