RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë, kërcënimi rezulton i rremë

alarm-per-bombe-ne-disa-institucione-te-shqiperise,-kercenimi-rezulton-i-rreme

Një kërcënim me bombë në disa institucione të Shqipërisë ka rezultuar i rremë, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në rrjetet sociale, mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur bombë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime, tha Policia.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Related posts

Kryediplomati turk takohet me zv/kryeministrin e Katarit në Doha

Kushtrim Guraj

Ushtarët kinezë mbërrijnë në Bjellorusi për “stërvitje antiterroriste”

admin

Belgjikë, grupi musliman belg apelon ndalimin e shamisë në gjykatën e lartë

Muhamet Ramadani