RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mbahet provimi i Maturës

sot-mbahet-provimi-i-matures

Sot në Kosovë do të mbahet Provimi i Maturës, i cili do të nisë në orën 10:00 në gjithsej 55 qendra testimi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes platformës eKosova kanë aplikuar 5,033 kandidatë, ndërsa pas procesit të shqyrtimit dhe verifikimit janë aprovuar 4,967 aplikime.

Ministria ka bërë të ditur se të gjithë komisionarët dhe administruesit duhet të jenë të pranishëm në qendrat përkatëse një orë para fillimit të provimit, në mënyrë që të sigurohet organizimi dhe mbarëvajtja e procesit.

Kandidatët duhet të paraqiten në qendrat e testimit të përcaktuara në listat përfundimtare dhe të kenë me vete dokumentin përkatës të identifikimit.

MASh ka apeluar për respektim të plotë të udhëzimeve dhe rregullave gjatë administrimit të provimit, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë kandidatët./t

Related posts

Kur thatësira zbulon edhe plagët e harruara të së kaluarës…

Muhamet Ramadani

Prokuroria jep detaje rreth përleshjes në “Bon Vivant”: 7 të plagosur nga arma e zjarrit

Muhamet Ramadani

Bisedimet SHBA-Iran mes frikës për konflikt

Kushtrim Guraj