RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje rreth përleshjes në “Bon Vivant”: 7 të plagosur nga arma e zjarrit

prokuroria-jep-detaje-rreth-perleshjes-ne-“bon-vivant”:-7-te-plagosur-nga-arma-e-zjarrit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje rreth përleshjes së të premtes që ndodhi lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur. Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatë.

Teksa thuhet se prokurori i rastit në bashkëpunim me Policinë e Kosovë janë duke punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave.

Tutje shtohet se një person gjendet në arrati dhe se sipas njoftimit, është konstatuar se të gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale.

“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës.Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”, thuhet tutje.

Related posts

Shefi i OBSH-së: Nuk mund t’i ndihmoj familjes sime të uritur në Etiopi

admin

Xhamia “Hëna e Re” shënoi 30 vjetorin e themelimit

admin

Kuleba përgëzon RMV-në për kryesimin me OSBE-në, fton Osmanin në Ukrainë

admin