Autoritetet greke të mbrojtjes civile kanë shpallur nivelin më të lartë të rrezikut nga zjarret pyjore për Kretën, Rodosin dhe Karpatosin, për shkak të erërave të forta, transmeton Anadolu.
Sipas autoriteteve, rreziku i shtuar vjen si pasojë e erërave të forta nga veriu, të cilat pritet të arrijnë shpejtësi prej 8 deri në 9 ballë Beaufort.
Kategoria 4, e përshkruar si rrezik shumë i lartë, është në fuqi në gjithë Atikën, Evian jugore, Lakoninë jugore, Cikladet dhe ishujt e Egjeut lindor.
Autoritetet u kanë bërë thirrje agjencive përkatëse, bashkive dhe administratave rajonale në zonat me rrezikun më të lartë që të rrisin nivelin e gatishmërisë.
Kombinimi i kushteve të thata dhe erërave të fuqishme pritet të vështirësojë përpjekjet për shuarjen e mundshme të zjarreve.
Qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre në zona të hapura.

