RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ambasadori i Ukrainës thirret në Ministrinë e Jashtme turke për sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi

ambasadori-i-ukraines-thirret-ne-ministrine-e-jashtme-turke-per-sulmet-ndaj-anijeve-ne-detin-e-zi

Ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur të shtunën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë pas sulmeve ndaj dy anijeve të operuara nga Turqia në Detin e Zi, thanë burime nga Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

Anija “Lider Bordo Mavi”, e operuar nga Turqia, është goditur më 26 gusht në brigjet e qytetit port rus Tuapse, në Detin e Zi.

Sipas burimeve, anija “Lider Kocatepe”, e cila të nesërmen është dërguar për ta tërhequr anijen e goditur, është shënjestruar gjithashtu.

Pas incidenteve, ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku Turqia ka përcjellë reagimin e saj lidhur me sulmet.

Gjatë takimit, zyrtarët turq kanë theksuar domosdoshmërinë e garantimit të sigurisë së jetës, pronës, lundrimit dhe mjedisit në Detin e Zi, si dhe kanë dhënë paralajmërimet e nevojshme.

Related posts

Britania rrit buxhetin për mbrojtjen; 6 miliardë dollarë më shumë për dy vitet e ardhshme

admin

Shpërthimi në Ibër-Lepenc në vitin 2024/ Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 3 personave

admin

Sot mbahet marshi për drejtësi

admin