RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reagime në Maqedoninë e Veriut pas glorifikimit të Mlladiqit nga drejtori i agjencisë për të drejtat e komuniteteve

reagime-ne-maqedonine-e-veriut-pas-glorifikimit-te-mlladiqit-nga-drejtori-i-agjencise-per-te-drejtat-e-komuniteteve

Reagime ka nxitur në Maqedoninë e Veriut një publikim në rrjetet sociale nga Dalibor Kitanoviqit, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, i cili ka glorifikuar Ratko Mlladiqin, ish-komandantin e serbëve të Bosnjës të dënuar për gjenocid dhe krime lufte, transmeton Anadolu.

Kitanoviq, pjesëtar i partisë së koalicionit Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, të udhëhequr nga Ivan Stoillkoviq, ministër e Vetëqeverisjes Lokale, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilin Mlladiqi shfaqet pranë figurave historike serbe, me mbishkrimin “Gjeneralët e ushtrisë qiellore”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar duke theksuar se Mlladiq është dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga gjykata ndërkombëtare kompetente.

Qeveria ka deklaruar se qëndrimi i Kitanoviqit është personal dhe “i papranueshëm” për ekzekutivin.

“Qeveria i ndërton qëndrimet e saj mbi bazën e interesit të shtetit dhe qytetarëve. Kur një qëndrim i tillë është ndërtuar, ai respektohet nga të gjithë individët në Qeveri”, ka deklaruar nga qeveria për median lokale, duke shtuar se do t’i kërkojnë Kitanoviqit ta tërheqë qëndrimin e tij.

Nëse ai nuk pajtohet me politikat e Qeverisë, thuhet më tej, prej tij pritet të tërhiqet nga pozita që ushtron.

Reagim ka pasur edhe nga Partia e Veprimit Demokratik Maqedoni (SDA Makedonija), e cila ka kritikuar glorifikimin e Mlladiqit nga struktura dhe individë të lidhur me partnerët e koalicionit qeverisës. Partia ka kërkuar që kryeministri Hristijan Mickoski dhe partnerët e tjerë në qeveri të dënojnë publikisht qëndrime të tilla.

Në një deklaratë, SDA Maqedoni ka deklaruar se Mlladiqi duhet të mbahet mend si një kriminel lufte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera të rënda dhe ka akuzuar disa media dhe organizata për relativizimin e krimeve të tij.

Krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq vdiq 27 gusht në moshën 84-vjeçare në një spital burgu në Hagë, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për gjenocid për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës të vitit 1995, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë, si dhe për krime të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Related posts

Një e treta e Pakistanit është përmbytur plotësisht, thonë autoritetet

admin

Protesta në Gjermani për rritjen e çmimit të energjisë

admin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiçit karshi Kosovës

admin