RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon jugun e Sirisë, pavarësisht bisedimeve të fundit për uljen e tensioneve

izraeli-bombardon-jugun-e-sirise,-pavaresisht-bisedimeve-te-fundit-per-uljen-e-tensioneve

Forcat izraelite kanë bombarduar me artileri një zonë në jug të Sirisë, rreth një javë pas takimit mes delegacioneve siriane dhe izraelite në Jordani, të zhvilluar me ndërmjetësimin e SHBA-së për uljen e tensioneve.

Sipas televizionit shtetëror sirian Alikhbaria, ushtria izraelite ka goditur me katër predha artilerie kodrën Bat al-Warda, pranë Beit Jinn. Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale nga sulmi.

Sulmi ndodhi rreth një javë pas takimit në Jordani mes delegacionit sirian, të udhëhequr nga ministri i Jashtëm Asaad al-Shaibani, dhe një delegacioni izraelit. Takimi, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, synonte uljen e përshkallëzimit pas një sulmi të mëparshëm izraelit ndaj një baze ajrore siriane.

Bisedimet diplomatike

Muajin e kaluar, presidenti sirian Ahmad al-Sharaa tha se Damasku po punonte për arritjen e një marrëveshjeje të sigurisë me Izraelin, e cila do të mundësonte një proces drejt paqes gjithëpërfshirëse, pa hequr dorë nga e drejta e Sirisë mbi Lartësitë e Golanit.

Izraeli ka pushtuar pjesën më të madhe të Lartësive të Golanit që nga viti 1967.

Pas largimit të Bashar al-Assadit nga pushteti, Izraeli ka zgjeruar ndjeshëm sulmet ndaj Sirisë, duke goditur depo armësh dhe pozicione strategjike ushtarake në zona të ndryshme të vendit.

Në mesin e sulmeve të fundit ishte edhe bombardimi i bazës ajrore Abu Duhur në Idlib, në veriperëndim të Sirisë. /mesazhi

Related posts

Sunak: Më shumë shqiptarë të dëbuar gjatë 2023

admin

Lëvizja Vetëvendosje sot mban zgjedhjet e brendshme

admin

VIDEO/ Deti i Zi bëhet vaj! Sulmet ruse në portin e Odesës në Ukrainë e shndërrojnë ujin në…

admin