RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mesazhi i ri i Khameneit për vendet e Gjirit: Njihni armikun e vërtetë!

mesazhi-i-ri-i-khameneit-per-vendet-e-gjirit:-njihni-armikun-e-vertete!

Thirrja shiite që muslimanët sunitë i detyron historia t’i marrin me rezervë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, u bëri thirrje vendeve të Gjirit Persik të forcojnë unitetin mes tyre si myslimanë dhe “të njohin armikun e tyre të vërtetë”, në një mesazh të publikuar të dielën nëpërmjet rrjeteve sociale.

Sipas Jerusalem Post, deklarata e Khameneit u bë me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed dhe përfshinte një apel drejtuar udhëheqësve të shteteve të Gjirit që të “kuptojnë planet për t’u përballur” me armikun e përbashkët, pa e përmendur atë.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësi iranian theksoi nevojën për “unitet midis myslimanëve” dhe për mbështetje të ndërsjellë kundër armiqve të tyre, në një kohë tensionesh në rritje në Lindjen e Mesme.

Por deklarata të tilla merren me rezervë në botën e Islamit sunit, Islamit të pastër burimor, pasi vijnë nga një doktrinë e devijuar si shiizmi, e cila i ka shkaktuar shumë fatkeqësi sunizmit, sidomos me pabesinë e tij. /tesheshi

Related posts

Rusia kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani

Von der Leyen: Ka ardhur koha të vendoset një tavan për çmimin e gazit natyror rus

admin

Shuhen 397 ndërmarrje brenda 3 muajsh

Muhamet Ramadani