RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një i vdekur e disa të plagosur nga të shtënat në Zvicër

nje-i-vdekur-e-disa-te-plagosur-nga-te-shtenat-ne-zvicer

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një ngjarje në veri të Zvicrës gjatë natës, ka bërë të ditur policia lokale.

“Kërkimi për autorin e panjohur është duke vazhduar,” tha Policia e Aargaut në një deklaratë. “Motivet e mundshme, si dhe rrethanat e sakta të ngjarjes, ende nuk janë të qarta.”

Policia u tha mediave zvicerane se të shtënat kanë ndodhur pranë një piste të garave me kuaj në Schachen të Aaraut, rreth 46 kilometra në perëndim të Cyrihut.

Një zonë përreth pistës së garave, pishinës së qytetit dhe fushës sportive është rrethuar nga policia, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë larg saj.

Policia ka njoftuar gjithashtu se një numër i madh zyrtarësh janë dislokuar edhe jashtë Aaraut, “si masë paraprake”.

Related posts

Një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut do të vizitojë së shpejti Guantanamon

admin

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

admin

Gjendja momentale në pikat kufitare

Muhamet Ramadani