RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

ish-nenkryetarja-e-ldk-se,-shqipe-mjekiqi-i-bashkohet-ekipit-te-kurtit-ne-qeveri

Shqipe Mjekiqi, ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës i është bashkuar ekipit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Mjekiqi i është bashkuar për të kontribuar në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Mjekiqi ishte larguar nga LDK në vitin 2023, 2 vjet pasi i ishte bashkuar kësaj partie, duke u ankuar se nuk ka pas hapësirë për të kontribuar.

Related posts

Huthit e Jemenit pretendojnë se “me sukses” goditën dy objektiva saudite me drone

Hevzi

Zvicra shqyrton sistem raketor evropian pas vonesave të SHBA-së për Patriot

admin

Kosova në zgjedhje pas dështimit për Presidentin/ “S’mund të qeveriset me dhunën e kartonëve”, Paskal Milo ‘shuplakë’ politikës: Etja për pushtet, ide e rrezikshme!

admin