RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu: Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës

haxhiu:-jane-edhe-mbi-1,500-persona-te-zhdukur-me-dhune-gjate-luftes

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.

Gjatë homazheve, Haxhiu ka deklaruar se ende janë mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas Haxhiut, kërkimet për personat e zhdukur nuk janë ndalur dhe procesi do të vazhdojë deri në gjetjen e personit të fundit.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, mendimet tona janë pranë familjarëve të cilët për afër tre dekadash presin përgjigje për më të dashurit e tyre. Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, të cilët ende nuk janë gjetur. Për familjet pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës ende vazhdon të jetë një kapitull i hapur i cili nuk do të mbyllët deri sa të gjendet edhe personi i fundit. Kërkimet nuk janë ndalur dhe janë gjetur mbetje mortore”, ka thënë ajo.

Ajo ka rikujtuar se gjatë muajit të fundit, në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut, janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave.

“Kërkimet nuk janë ndalur dhe janë gjetur mbetje mortore. Vetëm në muajin e fundit në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave”, ka përfunduar Haxhiu.

Related posts

BE-ja e zhgënjyer për bojkotin e zgjedhjeve në veri nga partitë serbe

Muhamet Ramadani

E trishtë! U nxor e gjallë nga barku i nënës së vrarë në Gazë, ndërron jetë foshnja e porsalindur  

admin

RMV: Rreth 80% e mjekëve janë dhunuar ose fyer në vendin e punës

admin