RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sulme të kolonëve izraelitë ndaj shtëpive palestinezë në Bregun e Perëndimor të pushtuar

sulme-te-koloneve-izraelite-ndaj-shtepive-palestineze-ne-bregun-e-perendimor-te-pushtuar
Kolonët izraelitë kanë mësyrë shtëpitë palestineze në fshatin Al-Mughayyir, në verilindje të Ramallahut, si pjesë e përshkallëzimit të sulmeve të dhunshme në Bregun e Perëndimor të pushtuar. Rrjeti i Dialogut Palestinez ka shpërndarë pamje video ku shfaqen të paktën gjashtë kolonë duke hyrë me forcë në një ndërtesë të madhe në pronësi të një familjeje palestineze në këtë fshat.
Në të njëjtën kohë, kolonët izraelitë kanë nisur të shkatërrojnë me buldozerë sipërfaqe të mëdha tokash në fshatin Nahalin, në perëndim të qytetit të Betlehemit. Ky aksion po ndërmerret me qëllim zgjerimin e vendbanimit të paligjshëm izraelit të njohur si Beitar Illit. /mesazhi

Related posts

Ushtria izraelite IDF: Shkatërruam forcat terroriste “Basij” që vepronin në Teheran, sulmet ndaj regjimit do vazhdojnë!

admin

Pakistan, 5,7 milionë persona të prekur nga përmbytjet janë në rrezik të krizës ushqimore

admin

Protestat masive kundër ndryshimeve të gjyqësorit hyjnë në javën e 10-të në Izrael

Muhamet Ramadani