Kolonët izraelitë kanë mësyrë shtëpitë palestineze në fshatin Al-Mughayyir, në verilindje të Ramallahut, si pjesë e përshkallëzimit të sulmeve të dhunshme në Bregun e Perëndimor të pushtuar. Rrjeti i Dialogut Palestinez ka shpërndarë pamje video ku shfaqen të paktën gjashtë kolonë duke hyrë me forcë në një ndërtesë të madhe në pronësi të një familjeje palestineze në këtë fshat.
Në të njëjtën kohë, kolonët izraelitë kanë nisur të shkatërrojnë me buldozerë sipërfaqe të mëdha tokash në fshatin Nahalin, në perëndim të qytetit të Betlehemit. Ky aksion po ndërmerret me qëllim zgjerimin e vendbanimit të paligjshëm izraelit të njohur si Beitar Illit. /mesazhi

