Nxitja e konfliktit mes shqiptarëve në bazë religjioni ka qenë një nga metodat që Serbia ka përdorur gjatë gjithë kohës së saj të pushtimit në viset shqiptare.
Kjo metodë nuk është se ka ndodhur vetë gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe tentimet edhe pas luftës përmes mënyrave të ndryshme.
Në vitin 1941, serbët kishin vrarë 72 katolikë shqiptarë, ku trupat e 12 prej tyre i kishin dërguar në xhami, duke tentuar t’ua vënë fajin shqiptarëve myslimanë për vrasjen dhe kështu të nxisin përçarje vëllazëror.
Sefer Berisha, nga fshati Rogovë i Gjakovës, prind dëshmori nga lufta e fundit në Kosovë, tregon për tëvë1 ngjarjen dhe dështimin e planit famëkeq të Serbisë.
“Serbia i ka vra 72 katolikë, 12 prej tyre i ka shti në thasë dhe i ka pru në 11:00 të natës në xhaminë tonë. Kur ka shkua hoxha me falë sabahun e ka pa gjakun duke rrjedh, i cili ka ardh deri tek dera e xhamisë. Hoxha ka shkua te kryeplaku i katundit dhe e ka njoftuar për ngjarjen. Hoxa i ka marrë edhe katër persona të tjerë. Pastaj kanë shkuar në shtëpitë e të vrarëve dhe ju kanë thanë, xhenazet i keni në shtëpi hajdeni merreni”, rrëfen ngjarjen Berisha.
Berisha ka treguar që në vitin 1946, banorët u organizuan që të mos lejojnë më kthimin e serbëve që dëshironin të ktheheshin përsëri në trevat e Hasit. Ai tha se plani i serbëve për përçaje kishte dështuar.

