RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri Bennet: Në SHBA, kur përmendet Izraeli, njerëzit mendojne për “gjenocid” dhe “vrasës të foshnjave”

ish-kryeministri-bennet:-ne-shba,-kur-permendet-izraeli,-njerezit-mendojne-per-“gjenocid”-dhe-“vrases-te-foshnjave”

Ish-kryeministri i Izraelit dhe lideri i Partisë Bashkë, Naftali Bennett, tha se Izraeli është një markë me imazh negativ në opinionin publik amerikan, duke deklaruar se kur përmendet Izraeli, njerëzve u vijnë në mendje “gjenocidi” dhe “vrasësit e foshnjave”, transmeton Anadolu.

Bennett, i ftuar në podcastin e gazetarit izraelit Itay Segal, tha se Izraeli po përjeton ditët e tij më të këqija në opinionin publik amerikan që nga themelimi i tij.

“Nëse e pyesni një student amerikan ‘Çfarë ju vjen në mendje kur thoni Izrael?’, ata thonë ‘gjenocid’. Kjo është situata. Nëse thoni Itali, ‘makarona, spageti’; nëse thoni Izrael, ‘vrasës të foshnjave’. Kjo është situata”, tha Bennett.

Duke deklaruar se mbështet dhënien e amnistisë për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në proceset e vazhdueshme për korrupsion, në këmbim të tërheqjes së tij nga politika, Bennett tha për Netanyahun: “Ai nuk është më një hebre i ri, nuk dua ta shoh me një uniformë portokalli”.

Related posts

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Kushtrim Guraj

Mali i Zi: Arrihet marrëveshja, Lekiq është mandatar

admin

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit gjatë natës

admin