RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

kqz-shpall-neser-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve-te-7-qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër, duke filluar nga ora 11:00, mbledhjen e radhës, ku pritet të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili bëri të ditur se shpallja e rezultateve është pika kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e së shtunës.

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, pritet të vazhdojnë procedurat e parapara për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Related posts

Turqia dënon sulmet e Huthive, mirëpret hapat kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite

Hevzi

Britania dëbon atasheun rus të mbrojtjes për shkak të “aktiviteteve malinje”

admin

OKB bën thirrje për mbështetje të vazhdueshme ndërkombëtare për tranzicionin “e brishtë” të Sirisë

RTI