RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj një automjeti palestinez në Nablus, në Bregun Perëndimor të pushtuar

ushtria-izraelite-hap-zjarr-ndaj-nje-automjeti-palestinez-ne-nablus,-ne-bregun-perendimor-te-pushtuar

Forcat izraelite hapën zjarr herët të hënën ndaj një automjeti palestinez me disa të rinj gjatë një bastisjeje në qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas mediave palestineze, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se forcat speciale izraelite hapën zjarr ndaj automjetit pranë stadiumit komunal dhe urdhëruan njërin prej personave brenda tij të dorëzohej.

Agjencia raportoi gjithashtu për viktima të mundshme, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Televizioni Palestine raportoi se automjete të tjera ushtarake izraelite hynë në Nablus përmes pikës së kontrollit Deir Sharaf dhe u vendosën përreth stadiumit.

Edhe radioja zyrtare Voice of Palestine raportoi për praninë e forcave speciale izraelite në zonë.

Në një tjetër zonë në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite bastisën Jeninin dhe u vendosën në qendër të qytetit, njoftoi WAFA.

Ushtria hyri gjithashtu në vendbanimet Ajjah, al-Fandaqumiya dhe Jaba, në jug të Jeninit.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar është shënuar përshkallëzim i bastisjeve ushtarake izraelite dhe sulmeve nga pushtuesit izraelitë ndaj palestinezëve që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor të vitit 2023.

Related posts

Kërkon të mbajë larg virusin e lisë së majmunit, Kina forcon kontrollet kufitare

admin

Varhelyi: Beogradi dhe Prishtina treguan guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE

Muhamet Ramadani

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

Muhamet Ramadani