RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Varhelyi: Beogradi dhe Prishtina treguan guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE

varhelyi:-beogradi-dhe-prishtina-treguan-guxim-dhe-vendosmeri-drejt-rruges-se-tyre-ne-be

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se BE-ja është e gatshme t’i mbështes të dy palët në procesin e zbatimit.

“Angazhimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Kurti dhe Vuçiqi u pajtuan për të zbatuar planin evropian dhe aneksin e tij, pas bisedimeve maratonike prej më shumë së 12 orësh.

Related posts

LVV mbetet e hapur për marrëveshje me partitë, pas pezullimit të bisedimeve nga LDK-ja

Kushtrim Guraj

Nëna 32 vjeçare nga Shkodra, hodhi në lum foshnjën e saj, arrestohet për vrasje

admin

Shefi i Shëndetësisë në Gaza kërkon veprim urgjent për të “shpëtuar” Dr. Abu Safian

Muhamet Ramadani