Vijon pushtimi i heshtur në emër të një të djeshme ku dhe palestinezët u treguan po aq empatikë si shqiptarët
Fenomeni se si Izraeli po futet dalëngëdalë në çdo pore të jetës shqiptare, ngjan tashmë me axhendat LGBT, ku dhe ata, me kartën e diskriminimit kanë marrë kala pas kalaje.
Dhe ja ç’njoftohet së fundi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
“Shqipëria, oaz shprese për hebrenjtë
Mikpritja e hebrenjve në Shqipëri, teksa përpiqeshin për t’i shpëtuar terrorit antisemit, është një histori bujarie e dokumentuar nga arkivat. Për të evidentuar se gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore, familjet shqiptare shërbyen për hebrenjtë si ‘oaz shprese’, shfaqëm sot një ekspozitë të dedikuar në prani të një grupi mësuesish të historisë nga Shqipëria dhe Kosova.
Në këtë vizitë, të zhvilluar në kuadër të seminarit të organizuar nga Shoqata e Mësuesve të Historisë, në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) dhe The Olga Lengyel Institute for Holocaust Studies and Human Rights (TOLI), paraqitëm përmes dokumenteve dhe fotografive orvatjet e autoriteteve shtetërore në sigurimin e mbarëvajtjes së qendrimit të hebrenjve në Shqipëri”.
Siç mund të kuptohet, edhe ky zhvillim është në kuadër të një axhende, ku së fundi përfshihet edhe Kosova. Nëse nuk do ishte e lidhur kjo me në pushtim të heshtur izraelit të Shqipërisë, aktiviteti në fjalë nuk do kishte asnjë problem. Tek e fundit, aty nuk është gënjyer për diç nga e djeshmja. Sepse dihet tashmë dobësia e treguar shqiptare për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku në fakt në diskutim është fakti se po aq sa shqiptare ka qenë dhe një tregues i empatisë së muslimanëve. Për kujtesë, a nuk ishin dhe palestinezët që u treguan po aq empatikë ndaj tyre?!
Problemi është se po i lejojmë vetes një fat palestinez nesër, tashmë ku çdo gjë është e qartë se cilat janë pasojat e pabesisë izrelite. /tesheshi.com/







