RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

kulla:-serbia-synon-percarjen-fetare-te-shqiptareve,-askush-tjeter-nuk-ka-interes-per-kete

Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa ka folur edhe për rrezikun e përçarjeve fetare në Kosovë.

Kulla ishte i ftuar në emisionin “Matrix”, në Tëvë1, të moderuar nga Mehmet Kalisi, ku ndër të tjera u diskutua edhe për raportet mes fesë, identitetit kombëtar dhe interesave politike në Kosovë.

Gjatë emisionit, Kulla u shpreh se “pa fe nuk ka atdhe”, duke e lidhur çështjen e besimit me identitetin dhe ruajtjen e atdheut.

Ai foli edhe për pyetjen se cilat vende mund të kenë interes që në Kosovë të ketë përçarje mbi baza fetare. Sipas Kullës, një interes të tillë e ka Serbia, ndërsa shtetet e tjera nuk kanë interes që shqiptarët të ndahen mbi baza fetare.

“Vetëm serbët, askujt tjetër nuk do t’i interesonte që të përçahen shqiptarët në fe, sepse Serbia e ka në planet e saj historike, që në krye të herës, që kur ka vendosur të themelojë shtetin e vet në kurriz të shqiptarëve, edhe t’i pastrojë shqiptarët etnikisht.”

Kulla tha se këto tema janë analizuar edhe më herët dhe e lidhi historinë e konfliktit në ish-Jugosllavi me përdorimin e fesë për qëllime politike.

“Ne kemi analizuar këto tema. Vetëm serbët kanë dashur një shtet doktrinar fetar dhe ata kanë qenë të vetmit që kanë arritur të bëjnë edhe një luftë fetare në ish-Jugosllavi, duke përdorur besimin për qëllime politike.”

Sipas tij, përdorimi i identitetit fetar për qëllime politike kontribuoi në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë, të cilën ai e përshkroi si një prej shteteve më të zhvilluara të kohës.

“Dhe shkatërruan një nga shtetet më të zhvilluara të kohës, që ka qenë Jugosllavia, pikërisht me një luftë që zgjati katër apo pesë vite.”

Deklaratat e Kullës u bënë në kuadër të diskutimit për ndikimin e fesë në identitetin kombëtar dhe përpjekjet për të shmangur përçarjet mbi baza fetare në shoqërinë kosovare.

Related posts

Marrëveshja për Ukrainën e arritur gjatë samitit të NATO-s në SHBA, Zelensky: Arritje e madhe! I çon marrëdhëniet tona në një nivel të ri

admin

Ushtria izraelite arrestoi 100 palestinezë brenda një jave në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Ann Widdecombe u godit 21 herë me çekiç, zbulohen detajet për vrasjen e ish-deputetes britanike

Irfan Jahiu