Policia tha të martën se 636 persona u arrestuan dhe dhjetëra armë u sekuestruan gjatë karnavalit dyditor të Notting Hill në Londër, ndërsa një person vdiq pas një ndjekjeje që përfshinte oficerët, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, Policia Metropolitane tha se oficerët arrestuan 242 persona të dielën dhe 394 të tjerë të hënën gjatë karnavalit, i cili është quajtur si festivali më i madh i rrugëve në Evropë.
Nga totali i arrestimeve, 193 u kryen në hyhrje të ngjarjes, ndërsa pjesa tjetër u krye brenda zonës së karnavaleve, thuhet në deklaratë.
Policia Metropolitane theksoi se veprat përfshijnë posedimin dhe furnizimin e drogës, sulmet, duke përfshirë sulmet ndaj punonjësve të urgjencës, mbajtjen e armëve, shkeljet seksuale dhe shkeljet e rendit publik.
“Përdorimi i teknologjisë për njohjen e drejtpërdrejtë të fytyrës u zgjerua këtë vit, duke çuar në 214 alarme, 121 arrestime dhe ndalimin e 86 shkelësve të regjistruar seksualë që u ndaluan dhe u bisedua me ta”, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera shtohet se shtatë shkelës të regjistruar seksualë u zbulua se po shkelnin kushtet e tyre ose kërkesat e njoftimit dhe u arrestuan.
“Ndalimi dhe kërkimi u përdor gjerësisht si pjesë e qasjes proaktive të policisë. Ajo rezultoi në gjetjen e 68 armëve, duke përfshirë një pistoletë,” shtoi deklarata.
Policia tha të hënën se një burrë vdiq pasi hyri në një kanal pranë rrugës Kensal pas një ndjekjeje me oficerët e policisë të cilët e kishin ndaluar atë të hynte në ngjarje.

