RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestë në Zvicër pas vetëvrasjes së imigrantit afgan të cilit iu refuzua kërkesa për azil

proteste-ne-zvicer-pas-vetevrasjes-se-imigrantit-afgan-te-cilit-iu-refuzua-kerkesa-per-azil

Një imigrant afgan i cili kishte ardhur nga Greqia në Zvicër për të kërkuar azil, ka kryer vetëvrasje në Gjenevë pasi gjykata vendase urdhëroi deportimin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas televizionit shtetëror zviceran RTS, 18-vjeçari Alireza, i cili vitin e kaluar kishte ardhur në Gjenevë për të kërkuar azil, prej disa kohësh jetonte në një familje kujdestare dhe mësonte gjuhën frënge.

Pavarësisht përshtatjes me mjedisin në një kohë të shkurtër, Gjykata e Gjenevës vendosi që Alireza të dëbohej dhe të kthehej në Greqi.

Pas vendimit, u zbulua se Alireza u vetëvra më 6 dhjetor.

Autoritetet e imigracionit në Gjenevë dyshohet se kanë injoruar paralajmërimin e mjekëve se Alireza kishte prirje për të kryer vetëvrasje.

Protestë në Gjenevë

Mijëra njerëz protestuan në rrugën Bel Air të Gjenevës pas lajmit për vetëvrasjen e refugjatit afgan.

Turma, mes së cilës kishte edhe persona me origjinë afgane, reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Gjenevës me parullën “Duam drejtësi”.

Related posts

Dy kongresmenët amerikanë letër Albin Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

admin

“Kurti nuk duhet të ndihmojë Vuçiçin”, Bido: Këto janë 3 mundësitë për zgjidhjen e situatës në Kosovë

admin

Eurodeputetët nuk besojnë te Hungaria, Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon Budapestin

admin