RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Nepalit paralajmëron për ndikimin e ndryshimeve klimatike pas katastrofës nga përmbytjet

kryeministri-i-nepalit-paralajmeron-per-ndikimin-e-ndryshimeve-klimatike-pas-katastrofes-nga-permbytjet

Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, theksoi të martën rreziqet në rritje nga ndryshimet klimatike, ndërsa vazhdonin operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin javën e kaluar, transmeton Anadolu.

Në një postim në Facebook, Shah tha se përmbytjet ishin një nga katastrofat më të mëdha në rajon dhe u shkaktuan nga një ortek dëbore dhe shkëmbinjsh në Himalaje.

“Ngjarja tregon se rreziqet me të cilat përballemi në rajonin e Himalajeve po rriten krahas ndryshimeve klimatike”, tha ai, duke bërë thirrje për vigjilencë.

Shah tha gjithashtu se Nepalit i duhet ta ngrejë fuqishëm në komunitetin ndërkombëtar çështjen e fatkeqësive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë trupa dhe persona të zhdukur në lumenj dhe tunele të projekteve hidroenergjetike.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Himalaje kaloi 1.019, një javë pas katastrofës në zonën kufitare mes Nepalit dhe Kinës.

Rreth 4.462 persona, përfshirë 844 shtetas të huaj, rezultojnë ende të zhdukur.

Në anën e Nepalit janë konfirmuar 1.003 të vdekur dhe 3.916 të zhdukur, ndërsa autoritetet kineze kanë konfirmuar 16 të vdekur dhe 546 të zhdukur.

Related posts

Erdoğan: Sjellja e paligjshme e Izraelit vërteton shqetësimet tona

Muhamet Ramadani

IHH-ja në zonat e prekura nga tërmetet vepron me mbi 7 mijë aktivistë

admin

Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzohet, lufta do të përfundojë

admin