RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Marrëdhëniet Turqi-Rusi në nivelin më të avancuar

erdogan:-marredheniet-turqi-rusi-ne-nivelin-me-te-avancuar

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se marrëdhëniet Turqi-Rusi janë në nivelin e tyre më të avancuar, gjatë takimit në Kirgistan me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

“Sot, e konsideroj të rëndësishme ta shfrytëzojmë një mundësi të tillë. Marrëdhëniet Turqi-Rusi janë vërtet në një nivel shumë më të avancuar sot se në çdo periudhë të mëparshme”, tha Erdogan gjatë takimit të zhvilluar në margjinat e Samitit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Centralit Bërthamor Akkuyu për marrëdhëniet dypalëshe, duke u shprehur se projekti ka hyrë në fazën përfundimtare.

“Me hapjen e Centralit Bërthamor Akkuyu, do të ndërmarrim sërish hapa së bashku drejt hapjes së disa centraleve të reja”, tha presidenti Erdogan.

Related posts

Nga nazistët e Lindjes së Mesme: u masakruan teksa po blinin ëmbëlsira për Bajram…

Kushtrim Guraj

Avionët luftarak kinezë operojnë pranë Tajvanit, presidenti Xi Jinping i prerë: Nuk do e tolerojmë pavarësinë e ishullit

admin

Kontinentit që po i rritet barku

Kushtrim Guraj