Rrahin gjoksin për anën e duhur të historisë, por tani është historia që po hakmerret ndaj tyre duke jua vulosur në ballë tradhëtinë
Me mitin e sajuar se janë mjeshtra në bujqësi, në fyerje të plotë ndaj fermerit dhe agronomit shqiptar, tentakulat e Izraelit në Shqipëri, më saktë ambasada me ambasadoren Peleg, shkuan te ajo që sot është fermë e nesër pa diskutim një kibuc izraelit në tokë shqiptare, sipas një metode të njohur tashmë të zaptimit të tokës së tjetrit, siç në Palestinë, duke e larë dhe me gjak gjenocidal.

Procesi udhëhiqet nga Andi Salla, ministër linje, një emër që kur nesër të shkruhet me patjetër një histori tradhëtie kombëtare, ai ka vendin e tij aty. Por jo më pak dhe eprori i tij dhe kolegë gjithashtu.
Sepse në Çërik, aty ku eksperimentohet jo një fermë por një vendbanim i ri hebre në tokë shqiptare, ishin dhe figura të tjera të qeverisë.
“Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, së bashku me një grup deputetësh nga Komisionet Parlamentare të Bujqësisë, Ushqimit dhe Zhvillimit Rural të Ekonomisë Punësimit dhe Financave dhe të komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm,
vizituan Fermën e Ekselencës së MASHAV-it në Cërrik.
Deputetët u njohën nga afër me aktivitetet e fermës dhe zhvilluan një takim me pjesëmarrësit e seminarit të MASHAV-it, i cili po zhvillohet nën drejtimin e agronomëve nga Izraeli”, shkruhet në faqen “Izraeli në Shqipëri”, pasuar nga komente alarmuese mbi atë që po ndodh.

Kështu, ndërsa socialistët rrahin gjoksin se dje ishin në anën e duhur të historisë në luftë me nazifashizmin, duke mos treguar asnjë mirëkuptimi e aspak mëshire për ata shqiptarë që bashkëpunuan me pushtuesin, tashmë kjo po u kthehet në qasjen miqësore ndaj Izraelit, armikut të mbarë njerëzimit, me destinin e pashmangshëm që nesër të jenë këta tradhëtarët e vërtetë të kombit. Është vetë historia e pamëshirshme në këtë pikë, duke ia vënë çmimin real gjithësecilit. /tesheshi.com/

