RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Sistemi mbrojtës ‘Patriot’ ende funksional pas goditjes nga sulmi rus

shba:-sistemi-mbrojtes-‘patriot’-ende-funksional-pas-goditjes-nga-sulmi-rus

Një zyrtar amerikan tha se sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë që pësoi sulm nga Rusia është ende funksional, por i dëmtuar pak, transmeton Anadolu.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha për Anadolu se sistemi pësoi disa dëmtime, një ditë pasi Rusia pretendoi se goditi një sistem të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga SHBA-ja në kryeqytetin ukrainas Kiev me një raketë hipersonike Kinzhal gjatë sulmeve ajrore gjatë natës.

“Nuk u shkatërrua. Ai është ende funksional me sa kam dijeni”, tha zyrtari.

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, tha më 10 maj se ushtria ukrainase rrëzoi një raketë hipersonike ruse Kinjal me një raketë Patriot.

Related posts

Siria diskuton me Gjermaninë dhe Belgjikën bashkëpunimin për kthimin e refugjatëve

admin

“Mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë,” Trump paralajmëron një vendim për Iranin

Kushtrim Guraj

Gërvalla pas takimit me Cameron: E njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës

admin