RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Policia izraelite qëllon për vdekje një palestinez në Kudsin Lindor të pushtuar

policia-izraelite-qellon-per-vdekje-nje-palestinez-ne-kudsin-lindor-te-pushtuar

Policia izraelite ka qëlluar për vdekje një palestinez në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, duke pretenduar se ai kishte tentuar të godiste me thikë një polic, transmeton Anadolu.

Policia izraelite tha se efektivët që vepronin pranë Portës së Damaskut vërejtën një banor 33-vjeçar të Kudsit Lindor, i cili “tentoi të kryente një sulm me thikë ndaj tyre”.

Policia tha se efektivët hapën zjarr ndaj burrit, i cili u shpall i vdekur në vendngjarje. Në deklaratën e policisë nuk u bë i ditur identiteti i palestinezit dhe nuk u dhanë hollësi të tjera rreth incidentit.

Pas incidentit, agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi se forcat izraelite u dislokuan në numër të madh rreth Portës së Damaskut dhe Qytetit të Vjetër.

Wafa shtoi se forcat vendosën një kordon ushtarak dhe ashpërsuan masat në zonë, duke penguar mbërritjen e palestinezëve për të kryer faljen e sabahut.

Territoret e pushtuara palestineze kanë qenë periodikisht dëshmitare të sulmeve me armë zjarri, thikë dhe automjete kundër ushtarëve ose kolonëve izraelitë, në sfondin e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Izraeli ka vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 174 mijë të tjerë në Gaza që nga 8 tetori i vitit 2023.

Sulmet e ushtrisë izraelite dhe kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i ofensivës në Gaza kanë vrarë më shumë se 1.000 palestinezë dhe kanë plagosur mbi 12 mijë të tjerë ndërsa rreth 24 mijë janë arrestuar.

Related posts

Erdoğan: Nuk ka asnjë arsye pse të mos i rinovojmë marrëdhëniet me Sirinë

admin

Në veri vendosen dy barrikada të reja

admin

FOTO/ Pas betejave ligjore me gjyshen e tyre, tre fëmijët e Michael Jackson shfaqen si rrallëherë së bashku në muzikalin në nder të mbretit të popit

admin