RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca regjistron rreth 7.000 vdekje shtesë për shkak të valëve të të nxehtit deri në fund të korrikut

franca-regjistron-rreth-7.000-vdekje-shtese-per-shkak-te-valeve-te-te-nxehtit-deri-ne-fund-te-korrikut

Franca regjistroi rreth 7.000 vdekje shtesë deri në fund të korrikut mes valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit në të gjithë vendin, tha të premten ministrja e Shëndetësisë, Stephanie Rist, transmeton Anadolu.

Një vlerësim i ri e çoi numrin e vdekjeve shtesë deri në fund të korrikut në 7.000, pasi Franca përjetoi disa valë të nxehti gjatë verës, sipas transmetuesit BFMTV.

Shifra e mëparshme e vlerësuar thuhet se ishte mbi 5.000.

“Ne kemi vuajtur nga valë të përsëritura të të nxehtit për tre muaj. Ka disa vëzhgime që mund të bëjmë: sistemi ynë i kujdesit shëndetësor po i reziston dhe kemi vdekshmëri shtesë prej 7.000 personash që kanë vdekur deri në fund të korrikut,” i tha Rist transmetuesit France 2.

Ajo tha se vdekjet përfshijnë kryesisht njerëz që jetonin vetëm dhe në izolim në qytete të mëdha.

Duke krahasuar shifrën me valën e të nxehtit të vitit 2003, e cila shkaktoi gati 15.000 vdekje, Rist tha se “ndoshta do të ketë më pak vdekje shtesë në shtëpitët e kujdesit për të moshuarit” dhe se janë nxjerrë “mësime, me profesionistë më të trajnuar dhe dhoma më freksuara”.

Ajo pranoi se ata kanë ende punë për të bërë, ndërsa të dhënat përfundimtare pritet të publikohen në javët në vijim.

Related posts

Operacioni kundër ISIS në Turqi, arrestohen 357 persona të dyshuar! U kryen kontrolle në 21 provinca

admin

Trump: Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ishte turp

admin

Trump thotë se do të diskutojë me Netanyahun vendosjen e mundshme të trupave turke në Gaza

Muhamet Ramadani