RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje

aksion-ne-rezalle-te-zubin-potokut,-nis-rrenimi-i-objekteve-pa-leje

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje. Bëhet fjalë për shtëpi-pushimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka konfirmuar Veton Elshani.

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me objektet që po rrënohen dhe arsyetimin e vendimit për rrënimin e tyre.

Related posts

Catherine Connolly betohet si presidente e re e Irlandës

RTI

Parandalohet kontrabanda me pije në Jarinje

Muhamet Ramadani

Presidenca: Qeveria e Serbisë po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në veri

admin