Rënia pa dashur në kurthin e një skeme komploti
Në zhurrmënajën më të fundit politico-mediatike të shpërthyer sakaq në Shqipëri, me shkak mbylljen e dyqind llogarive në Instagram, nga ato anti-qeveritare, Rama për të cilin aludohet se është pas këtij zhvillimi ka reaguar ashpër ndaj demokratëve europianë, të cilët dhe ata i janë bashkuar një korri akuzues ndaj kryeministrin tonë.

Më herët, Rama e mohoi kategorikisht që ai të kishte gisht te kjo mbyllje qe bie era censurë politike, por në më të fundit reagim, ai aludon se dhe kjo mund të jetë lojë e dikujt si në rastin e nxitjes së protestave, ku ai besonte se qëndronin shtete jo dashamirëse me Shqipërinë.
Dhe si shembull sjell Ceuta-n spanjolle në Gjibraltar, ku u dyndën me mijëra të rinj marokenë. Por sipas një versioni politik, pas asaj dyndjeje qëndronte pikërisht Izraeli, shteti që më së shumti synon destabilizimin e Spanjës dhe Europës.
“Po sikur e gjithë kjo marifet të vijë nga të njëjtat burime dashakeqe që nxitën të ashtuquajturin ‘Revolucion Flamingo’, shumë prej të cilëve nxitën edhe kaosin në Ceuta? Pse? E thjeshtë: t’i japim jetë një ‘revolucioni’ që tashmë është shuar. A nuk ka kuptim kjo? Sigurisht që po. Por me sa duket jo vetëm për këta demokratë në emër”, shkruan kryeministri.
Pra, edhe ai beson se pas komplotit kundër Spanjës për ta goditur me emigracion afrikan, qëndrojnë pikërisht miqtë e tij izraelitë. /tesheshi

