RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria e kryeministres Meloni bëhet më jetëgjata në historinë e Republikës Italiane

qeveria-e-kryeministres-meloni-behet-me-jetegjata-ne-historine-e-republikes-italiane

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, sot është bërë udhëheqësja e qeverisë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Meloni u bë gjithashtu kryeministrja më jetëgjatë e Italisë në historinë e republikës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo vendosi rekordin pasi qëndroi 1.413 ditë në detyrë që nga marrja e postit më 22 tetor të vitit 2022, duke tejkaluar qeverinë e dytë të Silvio Berlusconit, e cila zgjati 1.412 ditë, nga 11 qershori i vitit 2001 deri më 23 prill të vitit 2005.

Sipas të përditshmes “Il Sole 24 Ore”, rekordi do të shënohet sot në qytetin port jugor të Barit, ku dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festime. Sipas gazetës, masat e sigurisë pritet të jenë në nivelin më të lartë për shkak të shqetësimeve për protesta të mundshme.

Partia “Vëllezërit e Italisë” e kryeministres Meloni publikoi një video festive me pamje nga pothuajse katër vitet e saj në pushtet, duke vënë në pah arritjet gjatë mandatit të saj. Videoja mbante sloganin: “Qeveria më stabile, Italia më e fortë”.

Meloni e përshëndeti gjithashtu rekordin në një postim në rrjetin social amerikan X.

“Është një fakt që e pres me mirënjohje dhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Sepse stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, por kushti që i mundëson një kombi të planifikojë, të vendosë, të respektojë angazhimet dhe të fitojë respekt”, tha ajo.

Related posts

Gazetarja e REL-it fiton çmim për raportimet për gjenocidin në Srebrenicë

Muhamet Ramadani

Osmani: Evropa e bashkuar vetëm me një Ballkan Perëndimor të bashkuar

Muhamet Ramadani

Emisari heq dilemën: Për Gjermaninë vizat më nuk janë çështje

admin