RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zejd Rexhepi: Shifrat demografike e demaskojnë Qeverinë – po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe gjuha shqipe

zejd-rexhepi:-shifrat-demografike-e-demaskojne-qeverine-–-po-shkelen-te-drejtat-e-shqiptareve-dhe-gjuha-shqipe

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke e akuzuar se synim parësor ka cenimin e të drejtave të shqiptarëve dhe pozitës së gjuhës shqipe.

Sipas Rexhepi-Zejdit, në një kohë kur kryeministri dhe ministrja e Arsimit u bëjnë thirrje familjeve që të kenë më shumë fëmijë, ndërsa mërgimtarëve u kërkohet të kthehen në vend, të dhënat demografike tregojnë një realitet tjetër.

Ai thekson se problemi demografik nuk është i njëjtë për të gjitha komunitetet dhe se statistikat duhet të shërbejnë si bazë për të kuptuar shqetësimet reale të vendit.

“Qeveria aktuale e VMRO-së synim parësor e ka shkeljen e të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe”, është shprehur Rexhepi-Zejd.

Sipas tij, nga 80 komunat e vendit, vetëm 17 kanë shtim natyror pozitiv, ndërsa në mesin e komunave me treguesit më të mirë demografikë janë pikërisht disa komuna me shumicë shqiptare.

Në këtë kontekst, Rexhepi-Zejd ngre pyetjen se për cilën demografi është realisht e shqetësuar Qeveria dhe çfarë mesazhi japin të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

Qëndrimet e Rexhepi-Zejdit vijnë në vazhdën e kritikave të tij ndaj politikave qeveritare që lidhen me të drejtat dhe përfaqësimin e shqiptarëve.

Related posts

Kryetari i KQZ-së viziton qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve

Muhamet Ramadani

Turbullohet uji në Liqenin e Ujmanit, nisin reduktimet në këtë qytet të Kosovës

Muhamet Ramadani

Vritet një person në Malishevë

Muhamet Ramadani