Ekipet e kërkim-shpëtimit në Gaza kanë nxjerrë nga rrënojat mbetjet mortore të 55 personave, gati tre vjet pasi një sulm izraelit goditi shtëpinë e familjes Malka.
Viktimat, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, ndodheshin në shtëpinë e tyre në nëntor të vitit 2023, kur ajo u godit nga forcat izraelite.
Mbetjet e tyre u gjetën nën rrënoja pas përpjekjeve të ekipeve për të kërkuar viktimat e mbetura në ndërtesat e shkatërruara.
Familja Malka është një nga familjet në Gaza që ka humbur shumë prej anëtarëve të saj gjatë luftës, ndërsa mijëra trupa vazhdojnë të mbeten nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. /mesazhi

