RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani paralajmëron: Sulmet ndaj ushtrisë amerikane mund të intensifikohen

irani-paralajmeron:-sulmet-ndaj-ushtrise-amerikane-mund-te-intensifikohen

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se komanda ushtarake e vendit ka paralajmëruar se sulmet e saj ndaj anijeve ushtarake amerikane në rajon do të intensifikohen nëse Uashingtoni vazhdon rrethimin detar.

SHBA-të vendosën një bllokadë në portet iraniane pasi Teherani mbylli në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore e rëndësishme ku kalonte 20% e furnizimit botëror me naftë përpara se të fillonte lufta në fund të shkurtit, shkruan Sky News.

Komanda ushtarake iraniane tha gjithashtu se sulmet e saj mund të zgjerohen nëse Amerika vazhdon “ngacmimin” e anijeve iraniane, raportuan mediat shtetërore.

Më herët. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se forcat e saj goditën tre transportues iranianë të naftës bruto.

Thuhej se dy ishin “të paaftë përgjithmonë” ndërsa një i tretë ishte “shkatërruar plotësisht”.

CENTCOM tha se sulmet erdhën pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit lëshuan raketa balistike drejt dy anijeve luftarake të Marinës Amerikane që patrullonin ujërat rajonale.

Related posts

ATK-ja mbledh afro 50 milionë euro më shumë se në 4-mujorin e vitit paraprak

Muhamet Ramadani

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për energjinë

admin

Tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi – VIDEO

Muhamet Ramadani