RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite bastis dy shkolla në Bregun Perëndimor në ditën e parë të vitit shkollor

ushtria-izraelite-bastis-dy-shkolla-ne-bregun-perendimor-ne-diten-e-pare-te-vitit-shkollor

Ushtria izraelite bastisi të dielën dy shkolla në provincën Nablus të Bregut Perëndimor të pushtuar, ndërsa nisi viti i ri shkollor, thanë burime lokale, transmeton Anadolu.

Burimet thanë se forcat izraelite hynë në oborrin e Shkollës së Mesme për Djem “Huwwara”, në jug të Nablusit, kërcënuan drejtuesit e shkollës dhe kërkuan heqjen e flamurit palestinez.

Një tjetër forcë izraelite hyri në oborrin e Shkollës së Mesme për Djem “Burqa”, në veriperëndim të Nablusit, ndërsa nuk u raportuan të lënduar apo të arrestuar, sipas burimeve.

Bastisjet ndodhën në ditën e parë të vitit shkollor 2026-2027, kur 846.289 nxënës u kthyen në shkolla në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nxënësit janë të regjistruar në 2.537 shkolla publike, private dhe të drejtuara nga OKB-ja, ndërsa rreth 54.000 mësues kujdesen për zhvillimin e mësimit.

Related posts

Vendimi për ndalimin e transportit të mallrave, kamionët nga Serbia po presin të kalojnë kufirin me Kosovën

Muhamet Ramadani

Zelenskyy: Nesër do të ketë bisedime në Turqi, po përgatitemi të intensifikojmë negociatat

RTI

Lajçak optimist se opozita nuk do ta kundërshtojë Propozimin evropian

Muhamet Ramadani