RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat qeveritare të Jemenit thonë se u kanë shkaktuar “humbje të mëdha” Huthive në Taiz

forcat-qeveritare-te-jemenit-thone-se-u-kane-shkaktuar-“humbje-te-medha”-huthive-ne-taiz

Forcat qeveritare të Jemenit të dielën thanë se u shkaktuan “humbje të mëdha” luftëtarëve Huthi gjatë përleshjeve të ashpra në provincën Taiz, në jugperëndim të Jemenit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Forcat e Rezistencës Kombëtare, që janë në aleancë me qeverinë, thanë se forcat qeveritare u përfshinë në përleshje të ashpra me Huthit në sektorin Al-Kadhah, në perëndim të Taizit.

Forcat thanë se u shkaktuan “humbje të mëdha” Huthive, pa dhënë detaje mbi natyrën apo përmasat e këtyre humbjeve.

Fronti i Al-Kadhahut ka rëndësi strategjike pasi lidh qytetet Taiz dhe Mokha në perëndim të Jemenit.

Përleshjet ndodhën në mes të përshkallëzimit të luftimeve mes forcave qeveritare dhe Huthive gjatë javëve të fundit.

Të shtunën, forcat qeveritare thanë se kishin përparuar në fushëbetejë në provincat perëndimore Taiz dhe Al-Hudajdah dhe se kishin kapur dhjetëra luftëtarë Huthi.

Disa fronte në gjithë Jemenin kanë dëshmuar kohët e fundit rifillim të luftimeve, në mes të përshkallëzimit të sulmeve reciproke që nga korriku, duke i dhënë fund një periudhe qetësie relative që kishte mbizotëruar që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB-ja në prill 2022.

Huthit kanë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa qytete të tjera që nga shtatori 2014, ndërsa qeveria e Jemenit e njohur ndërkombëtarisht dhe forcat aleate të saj kontrollojnë pjesë të mëdha të jugut, lindjes dhe perëndimit të vendit.

Related posts

Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga LIIB

Muhamet Ramadani

Kina vendos sanksione ndaj kompanive dhe drejtuesve amerikanë për shitjen e armëve në Tajvan

admin

Edhe sot pa transport publik në Prishtinë – punëtorët vazhdojnë protestën në pritje të pagesave

RTI