RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca regjistron numrin më të ulët të lindjeve që nga LIIB

franca-regjistron-numrin-me-te-ulet-te-lindjeve-qe-nga-liib

Franca regjistroi më pak foshnja të lindura vitin e kaluar se në çdo vit tjetër qysh nga Lufta e Dytë Botërore, raportoi shërbimi statistikor INSEE.

Shifra prej rreth 762 000 bebesh ishte 2.2% më pak nga viti 2021 dhe 12.8% nga 2010.

Krahasuar me vitin 1971, kur lindjet arritën kulmin në periudhën e pasluftës, rënia ishte 20,8%.

Duke analizuar sipas grupmoshave, vetëm gratë mbi 40 vjeç kanë lindur më shumë fëmijë në krahasim me një vit më parë.

INSEE vuri në dukje se rënia e lindjeve në Francë ishte shumë më e vogël se rënia e përgjithshme prej 4.9% në të gjithë Bashkimin Evropian.

INSEE nuk ofroi asnjë arsye për rënien e lindjeve. /atsh

Related posts

Irani planifikon mekanizëm të ri për tarifa tranziti në Ngushticën e Hormuzit

admin

Pas reagimeve të shumta për të dhëna të pasakta, hiqet nga sheshi ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Kushtrim Guraj

Kina: Dërgimi i armëve në Ukrainë nuk sjell paqe

Muhamet Ramadani