RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryqi i Kuq njofton se ka të dhëna për mbi 11 mijë persona të zhdukur në Sudan

kryqi-i-kuq-njofton-se-ka-te-dhena-per-mbi-11-mije-persona-te-zhdukur-ne-sudan

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) tha sot se ka të dhëna për më shumë se 11 mijë raste aktive të personave të zhdukur në Sudan, përfshirë mbi 9.000 të dokumentuara që nga shpërthimi i luftimeve në prill 2023, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i KNKK-së, Farid al-Hamid tha për “Sudan Tribune” se komiteti vazhdon të punojë me Gjysmëhënën e Kuqe Sudaneze për të përcaktuar fatin e njerëzve të zhdukur. “Operacionet e gjurmimit të agjencisë sqaruan fatin dhe vendndodhjen e 613 personave të zhdukur të regjistruar në gjashtë muajt e parë të vitit”, tha ai.

Komiteti ndihmoi mbi 38.500 njerëz të ndarë nga familjet e tyre për të rivendosur kontaktin me ta, tha Al-Hamid. Ai shtoi se KNKK-ja ka trajnuar ekipet e urgjencës për varrosjen e trupave në një mënyrë që lejon që identitetet e tyre të përcaktohen më vonë.

“Vetëm në kryeqytet, raportet tregojnë se mbi 20 mijë trupa janë gjetur dhe varrosur pa të dhëna ose dokumentacion zyrtar, duke i lënë familjet me pak siguri për fatin e të afërmve të tyre”, tha Al-Hamid. Sipas tij, KNKK-ja po zhvillon bisedime dypalëshe dhe konfidenciale me të gjitha palët në konflikt në Sudan për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar.

Komiteti trajnoi qindra oficerë dhe personel të armatosur për të drejtën ndërkombëtare humanitare gjatë gjysmës së parë të këtij viti, tha al-Hamid duke shprehur shqetësimin për ndikimin e vazhdueshëm të luftimeve mbi civilët.

Që nga prilli i vitit 2023, Sudani është përfshirë nga një luftë midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka zhvendosur rreth 13 milionë të tjerë, sipas vlerësimeve të OKB-së dhe atyre ndërkombëtare.

Related posts

Nuk duan t’i bashkohen ushtrisë dhe tentojnë të largohen nga vendi, mbi 30 ukrainas kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin

admin

Lider i opozitës izraelite kërkon nga qeveria t’i japë fund luftës në Gaza

Muhamet Ramadani

Emiri i Katarit dhuron 14 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

Muhamet Ramadani