RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Suedia do të blejë sistemin amerikan të artilerisë raketore HIMARS për 750 milionë dollarë

suedia-do-te-bleje-sistemin-amerikan-te-artilerise-raketore-himars-per-750-milione-dollare

Suedia do të blejë sistemin amerikan të artilerisë raketore HIMARS dhe një sasi të madhe municioni në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë mbi 7 miliardë korona suedeze (afër 750 milionë dollarë), transmeton Anadolu.

Sipas transmetuesit publik suedez SVT, qeveria miratoi blerjen pas disa vitesh përgatitjesh.

Blerja përfshin më shumë se 10 njësi lëshuese dhe municion GMLRS, ndërsa sistemet e para pritet të mbërrijnë në Suedi vitin e ardhshëm.

“Kjo i jep ushtrisë suedeze një aftësi që nuk e ka sot, mundësinë për të goditur në distanca dukshëm më të mëdha se aktualisht”, tha Pal Jonson, ministër i Mbrojtjes.

Krahas blerjes, kompania suedeze e mbrojtjes Saab dhe prodhuesi amerikan Lockheed Martin të hënën nënshkruan një letër qëllimi për prodhimin në Suedi të raketave PrSM, në një kohë kur në nivel global ka mungesë të municionit për sistemin HIMARS.

Sipas SVT-së, raketat mund të godasin objektiva në një distancë deri në 500 kilometra.

Suedia dhe Finlanda gjithashtu ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin për këtë sistem, përfshirë trajnimin dhe mirëmbajtjen teknike në Finlandë, e cila prej kohësh operon njësi të specializuara në artilerinë raketore.

Sipas raportit, ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, e përshkroi këtë h

Related posts

E mitura u shtyp për vdekje nga burrat që nxituan të hipnin në gomone, rrëfimi i trishtë i të atit: Nuk mund ta mbroja dhe s’ia fal vetes, por deti ishte e vetmja zgjedhje që kisha

admin

Rusia sulmon Kievin ndërsa SHBA-ja dhe Ukraina diskutojnë planin për t’i dhënë fund luftës

Muhamet Ramadani

Lajçak udhëton në SHBA lidhur me situatën në Kosovë

admin