RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të pastrehëve në Bruksel pritet të rritet edhe me 25 për qind

numri-i-te-pastreheve-ne-bruksel-pritet-te-rritet-edhe-me-25-per-qind

Numri i të pastrehëve në Bruksel pritet të rritet edhe me 25 për qind kur në tetor të kryhet numërimi i radhës i personave të pastrehë në kryeqytetin belg, ndërsa mes tyre po rritet edhe numri i familjeve, transmeton Anadolu.

Bruss’help, agjencia koordinuese për ndihmën ndaj të pastrehëve në Bruksel, sipas portalit tw lajmeve BRUZZ, do të kryejë numërimin e saj të nëntë në të gjithë Rajonin e Brukselit-Kryeqytet gjatë natës së 15-16 tetorit, paralelisht me operacione të ngjashme në Flandër dhe Valoni.

Në numërimin e mëparshëm, të kryer dy vjet më parë, në Bruksel u identifikuan 9.777 të pastrehë, që përbënte një rritje prej 25 për qind krahasuar me numërimin paraprak.

Bruss’help tha se sinjalet nga shërbimet në terren tashmë tregojnë për një rritje të mëtejshme të numrit të të pastrehëve.

“Sinjalet në terren janë të qarta, jemi të detyruar t’u refuzojmë strehimin emergjent gjithnjë e më shumë njerëzve”, tha Adele Pierre nga Bruss’help, duke shtuar se po rritet gjithashtu numri i familjeve që kërkojnë ndihmë.

Sipas agjencisë, mes të pastrehëve në Bruksel mund të numërohen gjithashtu më shumë të rinj.

Pierre tha se heqja e planifikuar nga qeveria federale e 1.000 vendeve të pritjes në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit mund të jetë duke ndikuar tashmë në situatë.

“Ato vende ishin vërtet të zëna, por për shkak se ministri përgjegjës po u siguron strehim më pak azilkërkuesve, Brukseli po përballet me më shumë të pastrehë”, tha Pierre.

Të dhënat e mëparshme treguan se rreth një e katërta e personave në strehimoret emergjente kishin qenë të pastrehë për më shumë se dy vjet, ndërsa një në 10 ishte nënë e vetme me fëmijë. Rreth një e katërta nuk kishin leje qëndrimi.

Related posts

Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak, takoi disa nga policët e sulmuar së fundi

admin

Aisha Wahab bëhet afgano-amerikania e parë e zgjedhur në Kongresin e SHBA-së

Hevzi

Turqia dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë

Muhamet Ramadani