RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mesazh i qartë nga Brukseli: “Nuk ka vend në BE për ata që i lavdërojnë kriminelët e luftës”

mesazh-i-qarte-nga-brukseli:-“nuk-ka-vend-ne-be-per-ata-qe-i-lavderojne-kriminelet-e-luftes”

E megjithatë, për një gjenocidist aktual si Netanyahu nuk ka të njëjtin qëndrim

Konfliktet e armatosura në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 1990 përfaqësojnë një nga kapitujt më të errët në historinë e kohëve të fundit evropiane, tha Bashkimi Evropian në përgjigje të lavdërimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, i cili përfundoi jetën duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për krime lufte të kryera në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar i cili kreu krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Srebrenicë. Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë e dënoi atë me burgim të përjetshëm në vitin 2017, duke i përshkruar krimet e tij si disa nga krimet më të tmerrshme të njohura për njerëzimin.

Çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk kanë vend në BE ose në vendet kandidate të BE-së. Pajtimi dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor mbeten thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët.

BE-ja është partnere e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në mbështetjen e përpjekjeve të tyre për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, “si dhe në gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse për mosmarrëveshjet dhe çështjet rajonale dhe dypalëshe të partnerëve tanë që rrjedhin nga trashëgimia e të kaluarën, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, deklaroi qartë BE-ja.

Por kur lexon këtë deklaratë të vjen ndërmend fakti se për një të ngjashëm me Mlladiçin, pikërisht Netanyahun që udhëheq krime të qarta lufte në Gaza, nuk mbahet i njëjti qëndrim. /tesheshi

Related posts

Bordi i Paqes për Gazën, Marco Rubio dhe Tony Blair mes emrave në bordin e lartë ekzekutiv të iniciuar nga Trump! Si do të funksionojë

admin

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Hevzi

Japonia siguron 3.7 milionë dollarë ndihmë për refugjatët e Arakanit në Bangladesh

admin